Sport

Ibra rikthehet te goli, Milan-i vazhdon formën e mirë


Milan-i arrin fitoren në derbin e javës së tretë në Serie A përballë Lazio-s.

Në “San Siro”, kuqezinjtë treguan se forma e dy ndeshjeve të para nuk ishte një rastësi.

Skuadra e Pioli-t jo vetëm që arriti fitoren, por edhe e dominoi skuadrën e Maurizio Sarri-t.

Dominimi dhe mundësitë e shumta, japën fryt në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Ishte portugezi Rafael Leao ai që shënoi golin e epërsisë për kuqezinjtë.

Para përfundimit të pjesës së parë, ata kishin mundësinë për dyfishim, por Kessie gaboi nga pika e bardhë.

Dominimi i Milan-it vazhdoi në pjesën e dytë.

Golin e sigurisë për skuadrën e Pioli-t e shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili e gjeti rrugën e rrjetës nga shumë afër.

Deri në fund, nuk ndryshoi asgjë, me Milan-in që morri tre pikët që e ngrisin në krye të tabelës klubin.

Milani ka tre fitore nga tre ndeshje.

Ata presin edhe ndeshjen e Romës përballë Sassuolo-s për ta parë se a do ta mbyllin javën në krye të tabelës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore