Kosova

“I janë larguar sendet personale nga zyra ku ka punuar” –  AGK e shqetësuar me situatën e gazetares së Radio Kosova, Behare Bajraktari


Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, këtë të premte, është shprehur i shqetësuar me situatën e gazetares, Behare Bajraktari, në Radio Kosova në kuadër të Radio Televizionit të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim denoncimin që Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, sipas AGK-së, ka njoftuar se asaj gjatë javës i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit të saj në Radio Kosova.

“Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka ndryshuar përmbajtje si pjesë e skemës së re programore”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK ka ftuar Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore