
Giovani Lo Celso është rikthyer në La Liga pas dy viteve shumë të dobëta te Tottenham.
Futbollisti që vlerësohej si një dër talentët më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është transferuar te Villarreal.
Lo Celso aventurën në La Liga e kishte provuar edhe më parë, si lojtar i Real Betis.
Pikërisht aventura e tij me klubin andaluz e nxori në treg si një ndër futbollistët më të kërkuar.
Për një shifër rreth 60 milionë euro, Tottenham siguroi shërbimet e tij – duke transferuar atë botë një ndër argjentinasit më të përmendur.
Mirëpo, ndryshe nga ç’pritej, aventura e tij në Londër kishte vetëm një periudhë të mirë, ato pak muaj që ai i kaloi me Mauricio Pochettino-n në krye.
Lo Celso nuk arriti ta gjejë veten me Mourinho-n dhe Espirito Santos.
Kurse Conte e vlerësoi se ai ka nevojë për huazim për t’u kthyer në nivelin e kërkuar.
Në këtë mënyrë, Tottenham dhe Villarreal arritën marrëveshje për të kompletuar huazimin gjashtë mujor të Lo Celso-s.
Tottenham nuk ka përfshirë në kontratë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com