Kosova

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj sërish para gjykatësit të Speciales


Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot mbajnë seancën e radhës në Hagë.

Seanca pritet të mbahet nga ora 15:00 dhe njëherit është seanca e tretë ndaj tyre.

Gjatë periudhës së aktakuzës, Hysni Gucati ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Nasim Haradinaj nënkryetar i ksaj organzate.

Aktakuza kundër këtyre dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor të po këtij viti.

Sipas kësaj aktakuzës “në mes të datave 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca për medie dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së deklaratave në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve potencial të kësaj Gjykate”, thuhet në raportin e Dhomave të Specializuara dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Gucati dhe Haradinaj gjithashtu “kanë bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër këtyre dëshmitarëve dhe në mënyrë të përsëritur shprehin synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara”, shkruan në raportin e DHSK-së.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore