Kosova

Hovenier takon Peshkopin Teodosije: SHBA-të e mbështesin sovranitetin e Kosovës


Jeffrey Hovenier dhe Teodosije

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën e 23 shkurtit ka takuar Peshkopin e dioçezës së Rashkës dhe të Prizrenit, Teodosije, ku me ç’rast ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për sovranitetin e Kosovës.

Hovenier, i cili ka takuar peshkopin Teodosije në Manastirin e Graçanicës, ka potencuar se Kosova, si shtet i pavarur dhe multietnik respekton dhe siguron lirinë fetare për të gjithë qytetarët e saj.

“I kënaqur të takohem me peshkopin Teodosije gjatë vizitës në Manastirin historik të Graçanicës dhe riafirmova mbështetjen e SHBA-ve për një Kosovë sovrane të pavarur dhe multietnik që respekton dhe siguron lirinë fetare për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në Twitter.

Ndryshe Manastiri i Deçanit ditë më parë përmes një statusi në Twitter kishte shkruar se Kisha Ortodokse Serbe do të ndjek të gjitha rrugët Ligjore për të ruajtur, siç thanë ata, “identitetin, lirinë dhe pronën”.

Madje ky institucion fetar, thotë se këtë “ruajtje” do ta bëjnë “kundër sjelljes agresive të politikanëve shqiptar”.

“Kisha Ortodokse Serbe do të përdor të gjitha mjetet ligjore për të ruajtur identitetin, lirin dhe pronën midis sjelljes agresive të liderëve shqiptar të Kosovës të cilët brenda një viti shkatërruan të gjitha përpjekjet për të themeluar së paku një kontratë minimale me komunitetin serb”, ka shkruar Manastiri i Deçanit në një cicërimë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore