Kosova

Hovenier takon Osmanin dhe Abdixhikun


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

“Bashkërendim i agjendës ndërkombëtare”, ka qenë tema e takimit mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadorit Amerikan, Jeff Hovenier, të cilët u takuan në zyrën e presidentes, siç u tha “në kuadër të takimeve të rregullta”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media, ku thuhet se temë e takimit gjithashtu ishte edhe “kërcënimi i vazhdueshëm i Serbisë”.

Temë ishte edhe “të drejtat e komuniteteve jo shumicë”, thuhet në komunikatë.

Pos Osmanit, Hovenier është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Sipas njoftimit të këtij të fundit, me ambasadorin ka diskutuar “për vizionin e Kosovës dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecja e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar ai.

Osmani dhe Hovenier kishin zhvilluar takimin e fundit më 2 maj.

Atëherë patën diskutuar për largimin e masave kufizuese nga Bashkimi Evropian (BE).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore