Sport

Honda mbetet në Formula 1, por emri i tyre jo


Në fund të sezonit që lam pas, motori kampion i Formula 1, Honda, zyrtarizoi largimin nga Formula 1.

Teorikisht, ky vendim nuk ndryshon – por vetëm për emrin “Honda”.

Kompania japoneze ka shitur të drejtat e emrit në këtë sport te RedBull-i, por ata do të vazhdojnë që t’i shërbejnë austriakëve.

Distributori japonez i motorëve do të ndërtojë fuqinë e RedBull deri në vitin 2025.

Pra, RedBull Honda, të paktën praktikisht, ende do të garojë në pistat e sportit më të shpejtë në botë.

Skuadra që dhuroi kampionin e botës, Max Verstappen – do të kërkojë që sezonin e ardhshëm përveç titullit për pilotë, të sigurojë edhe titullin për konstruktorë.

Në ndihmë për këtë, përsëri do të jetë Honda.

Masashi Yamamoto, drejtuesi i garës për Honda-n, do të bashkohet me RedBull-in në vitin 2022.

Masashi Yamamoto – Max Verstappen

Max Verstappen, Sergio Perez, RedBull, Honda – austriakët kërkojnë dominimin në Formula 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore