Shqipëria

Haxhiu takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, diskutojnë për vettingun në sistemin e drejtësisë


Albulena Haxhiu dhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të martën ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

“Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Haxhiu ka shprehur kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi kryeparlamentares Nikolla, në punët si kryetare e Kuvendit.

Albulena Haxhiu dhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.

“Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Nikolla falënderoi ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë”.

Ajo gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotida Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres

Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë.

Më 5 mars, edhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë pritur në takim nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Kuvendit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore