Përballje

Hattrick-u i Ronaldos i kthen tek fitoret Manchester United-in


Ndeshjet e së shtunës në Premier League ishin interesante dhe me befasi.

Dueli mes Manchester United dhe Norwich përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 3:2.

Fillimi ishte shumë i mirë për Manchester United, pasi dolën në epërsi në minutën e shtatë me anë të Cristiano Ronaldo-s.

Në minutën e 32-të, Ronaldo shënoi përsëri për të dyfishuar epërsinë e djajve të kuq.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Norwich ngushtuan epërsinë duke shënuar me anë të Kieran Dowell në minutën e 46-të.

Norwich e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 52-të me anë të Teemu Pukki-t.

Kur mendohej se Manchester United nuk do mundte të gjente golin e fitores, u shfaq përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënoi nga faulli për fitoren e United dhe për të kompletuar hattrick-un.

Manchester United radhiten në pozitën e pestë me 54 pikë, ndërsa Norwich janë në vendin e fundit me 21 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Southampton dhe Arsenal ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Arsenal-i, të cilët kishin shumë mundësi shënimi, por nuk arritën të marrin ndonjë pikë nga kjo ndeshje.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 44-të nga Jan Bednarek, për t’i dhënë fitoren skuadrës së Armando Brojës, Southampton.

Arsenal radhiten në pozitën e gjashtë me 54 pikë, ndërsa Southampton janë në vendin e 11-të me 39 pikë.

Ndeshjet e tjera në Premier League përfunduan kështu:

Tottenham 0:1 Brighton

Watford 1:2 Brentford

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore