Haradinaj: Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, trashëgimi e brezit të UÇK-së

SHFLETO

Foto: Ramush Haradinaj

 

Dini Fetahu
12.06.2024 16:22
Loading Icons...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideron si trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në sheshin kryesor të Prishtinës, për nder të ditës së çlirimit të Kosovës.

“Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO”, shkroi Haradinaj.

Sipas ish-komandantit të UÇK-së, “djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë”.

“Më bëtë krenar! Gëzuar!”, potencoi ai, pasi që mori pjesë në parakalimin e FSK-së.

Ndryshe, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës ishte bërë në vitin 2018, gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.

Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës, me 106 vota pro dhe një abstenim, pati miratuar tri ligjet që e ndryshonin mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Ushtri të Kosovës.