Kosova

Haradinaj e takon ambasadorin Hovenier, flasin për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Koovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet fundit në vend.

“Me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, “miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”.

Ndërkaq më 11 maj, ish-kryeministri Haradinaj, ishte takuar në SHBA edhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe kanë biseduar për sigurinë dhe fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj gjatë vizitë në SHBA ishte takuar me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore