Lajme

Gucati: Gjykata Speciale e ka falënderuar gjykatën serbe për bashkëpunim


Hysni Gucati

Gjatë seancë së ditës së martë në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në ditën e dytë të dëshmisë së tij duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores, Valeria Bolici, ka thënë se është për keqardhje që kjo gjykatë e themeluar në Kosovë po bashkëpunon me kriminelë serb.

“Kjo është një befasi dhe është keqardhje për ne kur një gjykatë e Kosovës bashkëpunon me kriminelët serb”, ka thënë Gucati.

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së thënë se ka qenë i interesuar të dëshmojë për bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me autoritetet serbe, që sipas tij tregohej në dokumente konfidenciale të cilat kanë ardhur në zyrat e OVL-UÇK-së.

“Mua më ka interesuar paketa e parë dhe jam bind që jeni duke bashkëpunuar me gjykatën serbe, kjo ka qenë gjithçka, është shumë reale që prapë në paketën e dytë ka pasur dokumentacione ku tregohet bashkëpunimi me gjykatën serbe”, ka vazhduar ai.

“Kam parë deklarata të dëshmitarëve serbë, kam parë që keni marrë udhëzime nga Milovan Drecun, dhe nga Vladimir Vukçeviç, dhe kanë qenë disa takime që ish-prokurori i Gjykatës Speciale ka pasur me prokurorët serbë, kështu kanë qenë disa deklarata të tyre, këto i kam parë” ka shtuar Gucati.

Valeria Bolici

Sipas tij bashkëpunimi në mes të Gjykatës Speciale dhe Gjykatës në Serbi ka qenë shumë i ngushtë.

“Keni falënderuar gjykatën serbe, janë shumë mirë deklaratat ku e falënderoni gjykatën e Serbisë për bashkëpunimin, kjo është reale unë nuk mund ta fsheh dhe të them që nuk e kam lexuar me sytë e mijë”, ka përfunduar Gucati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore