Gjykata Speciale

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja në pushim veror nga 24 korriku


Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

24 korriku do të jetë dita e fundit në rastin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para se fillojë pushimi veror.

Kjo është bërë e ditur nga kalendari i punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Pushimi veror në kalendar thuhet se fillon me 24 korrik, ndërsa seancat do të fillojnë më 14 gusht.

Të planifikuara gjatë muajit gusht janë paraparë të mbahen shtatë seanca, kurse në rastin “Shala” janë planifikuar që të mbahen pesë seanca.

Aktualisht në Gjykatën Speciale ka përfunduar dëshminë, dëshmitari i 14-të Francis Ladwidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.

Oficeri britanik në Speciale: Ekipet tona pas dëbimit nga Kosova janë zhvendosur në Shqipëri

Ai në këtë seancë është pyetur për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, kidnapimet, masakrën e Reçakut, stërvitjen ushtarake të Serbisë.

Ladwidge, deklaroi se disa nga dëbimet e shqiptarëve nga Kosova i kishte parë vetë.

Kurse sa i përket stërvitjeve ushtarake nga Serbia, ai tha se e kujton që kishin ndodhur në një pjesë të Shtimës, e jo në Mitrovicë ashtu siç tha mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përveç periudhës shkurt-mars ai tha se stërvitje kishte pasur edhe në dhjetor.

Teksa dëshmitari i 13-të ishte ish-komandant i Zonës së Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili e përfundoi dëshminë të martën.

Emmerson, e kishte pyetur Komandant “Remin” për numrin e telefonave satelitor që i posedonte Zona e Llapit gjatë luftës.

“Katër ose pesë të cilët i kam përdorur unë dhe komandantët e brigadave”, kishte thënë ai.

Paraqitja e një dokumenti në Speciale, Mustafa: S’ka lidhje me UÇK-në

Derisa ky i fundit e ka mohuar se e ka telefonuar ndonjëherë Kadri Veseli

Ndërsa prokurorja Clare Lawson e kishte pyetur Mustafën për qendrat e ndalimit të UÇK-së, kodet, mënyrat e komunikimit, prangosjen e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit dhe takimin me komandantin legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Po ashtu Komandat “Remi”, është pyetur për qendrat e ndalimit të UÇK-së, kodet, mënyrat e komunikimit, prangosjen e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit dhe takimin me komandantin legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Kush po gjykohet?

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Gjykata Speciale apo siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por me seli në Hagë.

Ajo i heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën prej janarit 1998 e deri në dhjetor 2000, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty.

Kodet e UÇK-së, arrestimi i Syleviqit, qendrat e ndalimit, takimi me Adem Jasharin – krejt çfarë dëshmoi Komandant “Remi” në Speciale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore