Janё pezulluar nga puna dy mjekёt qё asistuan gjatё lindjes sё 20-vjeçares nё qytetin e Gjirokastrёs, e cila humbi jetёn disa orё pasi solli nё jetё fёmijёn.
Sipas burimeve pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё Gjirokastёr, ndaj mjekёve Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido u caktua masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Mjekёt obstetër-gjinekolog dhe anestezist-reanimator pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër u akuzuan për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Ngjarja ndodhi më 13 nëntor tё vitit 2020.
20-vjeçarja Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, e martuar në Zhulat humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.
Operacioni zgjati rreth 20 minuta dhe nё orёn 02:00 gruaja filloi tё shfaqte probleme me frymёmarrjen.
Gjendja e saj filloi tё rёndohej dhe pёr shkak tё mungesёs sё oksigjenit, e reja u vendos nё intubim.
Pak minuta mё pas u mёsua se e gruaja lehonё humbi jetёn.