Lajme

Gjermania planifikon të rrisë vaksinimin anti-Covid të fëmijëve


Gjermania planifikon të rrisë vaksinimin anti-Covid për fëmijët 12 vjeç e më lart, duke filluar që nga data 7 qershor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e bëri të ditur që imunizimi për fëmijët do të jetë vullnetar dhe nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen në shkollë.

Vaksinat Pfizer dhe BioNTech, me shumë mundësi, do të aprovohen për këtë grupmoshë ditëve të ardhshme, u shpreh Merkel në një mbledhje me 16 qytetet udhëheqëse të Gjermanisë.

“Do të kemi mundësi që t’u ofrojmë të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve, vaksinim para fundit të verës”, tha Merkel.

Ajo shtoi që një certifikatë digjitale evropiane e vaksinimit do të jetë e gatshme në fillim të korrikut.

Ky vendim parashikon një rekomandim nga agjencitë mjekësore evropiane, të cilët do të mbajnë një konferencë të premten.

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian synon të përfundojë rishikimin e vaksinave anti-Covid të kompanisë Pfizer dhe BioNTech te fëmijët 12 deri në 15 vjeç.

SHBA-të kanë lejuar që ajo grup-moshë të marrë dy doza të vaksinave.

Gjermania ka filluar të lirojë masat e mbylljes, pasi numri i infeksioneve ka rënë.

Të enjten ata raportuan vetëm 41 raste në 100 mijë njerëz gjatë javës së fundit. Ky është numri më i ulët në shtatë muajt e fundit.

Edhe pse fillimi ishte pak i vështirë, procesi i vaksinimit në Gjermani është përshpejtuar.

Rreth 42% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë, me 16% që kanë përfunduar krejtësisht procesin e vaksinimit. Të dhëna këto nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore