Lajme

Gjermania do të rishikojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca


Zyrtarët gjermanë do të diskutojnë përdorimin e vaksinave nga AstraZeneca, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut që kanë ndodhur pas marrjes së dozave të saj. Disa nga landet gjermane kanë paralajmëruar se do ta ndalojnë përdorimin e vaksinës së Oxford-it.

Ndalimi mund të bëhet vetëm për personat nën moshën 60 vjeç. Një takim mes ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, do të ketë një takim në orën 18.00 me drejtuesit e landeve.

Ky i fundit, pas raportimeve të rregullatorit gjerman për vaksinat, Institutit Paul Ehrlich. Rastet e mpiksjes së gjakut, të njohura si trombosa cerebrale të venave, do të shqyrtohen nga këta të fundit.

Komiteti Gjerman i Vaksinimit, i njohur si STIKO, pritet ta rekomandojë dozën britanike vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç.

Sipas një raporti tjetër, në tërësi kanë qenë 31 raste të tilla. Nga këto, nëntë kanë rezultuar në vdekje. Përqindja mbetet shumë e vogël nëse përllogariten një total prej 2.7 milionë njerëzish të vaksinuar me AstraZeneca.

Me përjashtim të dy rasteve, pjesa tjetër kanë qenë gra midis moshës 20 dhe 63 vjeç.

Landet e përmendura se do të ndalojnë dhënien e vaksinës AstraZeneca për qytetarët nën 60 vjeç, janë Berlini dhe Brandenburgu. Mynihu pritet gjithashtu ta ndalojë atë.

Gjatë marsit, shumë shtete kanë pasur probleme dhe kanë ndaluar vaksinimin e popullsisë me dozat britanike.

Gjithsesi, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë dalë në përfundimin se të mirat janë më të shumta se të këqijat që sjellin këto vaksina.

Në disa vende, vaksinimi me AstraZeneca ka rinisur. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet që vaksinon me dozat e Oxford-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore