Lajme

Gjermanët dhe austriakët, masa të reja kundër COVID-19


Njerëzit në një treg Krishtlindjesh, të hapur vetëm për të vaksinuarit, ose ata që janë shëruar nga COVID-19, në Hamburg, Gjermani.

Qeveria gjermane ka njoftuar se po shqyrton vendimin për ta bërë të detyrueshëm procesin e vaksinimit për të gjithë popullatën.

Ky vendim vjen pas infektimeve rekord me COVID-19 si në vend, ashtu edhe në pjesën më të madhe të Evropës gjermano-folëse.

Norma e vaksinimit si në Gjermani, edhe në Austri është e ulët, krahasuar me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore – 70 për qind e popullsisë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Në Austri, javët e fundit, mijëra njerëz kanë dalë rrugëve për të protestuar kundër një sërë masash: nga muaji shkurt, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë, me përjashtim të atyre për arsye mjekësore.

“Pro dhe kundër detyrimit të vaksinimit”

Max, 26-vjeçar, jeton në shtetin gjerman të Baden Württemberg. Ai ka zgjedhur të mos vaksinohet.

“Unë vuaj nga një çrregullim autoimun. Mjeku im më ka rekomanduar që të mos marr dozat e vaksinave, për shkak të efekteve anësore që mund të më shkaktojnë”.

Pavarësisht kësaj këshille, Max shprehet i shqetësuar, pas shpalljes së vendimit për vaksinimin e detyrueshëm.

“Me sa duket burokratët e shëndetit publik dinë më shumë për rrethanat e mia mjekësore, sesa mjeku im. Ndihem i rrezikuar, pasi mjekëve u thuhet të marrin vendime bazuar jo në nevojat e pacientëve të tyre, por në vlerësimet e qeverisë”.

Më tej, ai shprehet se ndihet i izoluar për ta jetuar jetën e tij, siç ai dëshiron.

“Duke qenë se nuk mund të vaksinohem, tani jam i ndaluar nga jeta publike. Unë nuk mund të shkoj në dyqane dhe jam subjekt i një shtetrrethimi qesharak personal, që e bën të paligjshme daljen nga shtëpia pas orës 21:00”.

Nga ana tjetër, gjeo-shkencëtari nga Potsdami në Gjermani, Donovan – i cili u vaksinua sa më shpejt që ishte e mundur dhe do të marrë dozën tjetër përforcuese – shprehet i kënaqur për kufizimet për të pavaksinuarit.

Megjithatë, 27-vjeçari thotë se është i mëdyshur për detyrim të vaksinës për popullatën e përgjithshme.

“Nuk më pëlqen fakti kur çdo qeveri, kudo, i thotë çdo personi se çfarë është i detyruar të bëjë me trupin e tij”.

Njerëzit në një treg Krishtlindjesh, të hapur vetëm për të vaksinuarit, ose ata që janë shëruar nga COVID-19, në Hamburg, Gjermani.

Ai shpreson që, e gjitha kjo të jetë një si një shtysë, sesa një mekanizëm aktual për presion ndaj njerëzve që të vaksinohen.

“Njerëzve në këtë rajon në veçanti iu kërkua të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin për një kohë të gjatë. Shpresoj që qeveria e re e koalicionit në Gjermani do të mbështesë autonominë e pacenueshme të çdo personi mbi trupin e tyre”.

Mosbesimi në qeveri është veçanërisht i përhapur në Gjermaninë Lindore, thotë ai, ku popullsia u spiunua dhe kontrollohej për dekada nga ish-regjimi komunist.“Ky mosbesim është një çështje më e madhe për mua se çdo gjë tjetër. Por, kam shpresë se disa njerëz do të ndryshojnë mendje”.

Çfarë saktësisht do të thotë në praktikë një fushatë e detyrueshme vaksine, mbetet po aq e paqartë në Gjermani sa në Austri.

“Unë mbështes masat që ulin ndjeshëm liritë personale të të pavaksinuarve, duke pasur parasysh rrezikun që paraqesin për shoqërinë”.

“Mbështes gjithashtu masa si ato të ndërmarra nga kompanitë në SHBA”, thotë gjeo-shkencëtari, “të cilat do të kërkonin që individët e pavaksinuar të paguajnë sigurime shëndetësore ose kontribute më të larta të kujdesit social. Ata që janë të vaksinuar nuk duhet të vazhdojnë të subvencionojnë shpenzimet mjekësore të të pavaksinuarve”.

Në shtetin e Brandenburgut, ku ai jeton, vetëm 61 për qind e njerëzve kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ndërkaq, Thomas Steiner, 49 vjeç, producent i videove nga Vjena, beson se një mungesë e përhapur e vlerësimit për shkencën në Austri është një nga shkaqet kryesore të marrjes së ulët të vaksinave në vend.

“Nuk e kam idenë se nga vjen kjo, por Austria, si Gjermania, është një pikë e nxehtë ezoterike. Mjekësia alternative dhe homeopatia janë biznes i madh këtu dhe shiten në farmaci – është e rrënjosur thellë. Shumë njerëz thonë se ky është një nga shkaktarët për situatën e krijuar”.

Por, ai thotë se çështja është më komplekse.

Austri

“Arsyet janë sigurisht të shumanshme dhe faktori tjetër kryesor është politik: partia jonë qeverisëse, ÖVP shpalli fundin e krizës së COVID-it, në tabela masive këtë verë dhe tha që tani e tutje do të ishte një çështje private që të merreshin individët”.

“Ne e kemi mposhtur pandeminë, kemi luftuar krizën. Më në fund, sërish bashkë”, shkruhej në një nga këto tabela.

Në përgjithësi, Steiner mendon se nuk ka asnjë mënyrë rreth një mandati të përhershme të vaksinës.

“Ne kemi nevojë për një për të kundërshtuar shkallën tonë të ulët të vaksinimit, siç kishim në vitet ’70 kundër lisë. Nuk do të jetë sfidë për të marrë këtë mandat përmes gjykatave. Nuk është ajo që të gjithë donin, por ja ku jemi”, përmbyll ai.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore