Lajme

Adriatik: Gjenden objekte arkeologjike që datojnë 2600 vite më parë


Një ekip i TAP-it (Tubacioni Transadriatik) ka nxjerrë në sipërfaqe 22 objekte me rëndësi të jashtëzakonshme arkeologjike që datojnë 2600 vite më parë.

Objektet u gjetën në një thellësi prej 800 metrash, shumë pranë kanalit të gazjellësit në Otranto.

Gjetjet përfshijnë lloje të ndryshme të kontejnerëve të lashtë terrakote (3 amfora, 4 hydriai, 4 kana me trefletë, 1 pitos), një grup kupash dhe fara të ndryshme ulliri.

Këto janë nga reliket e pakta që janë identifikuar deri më sot në ujërat e Mesdheut.

Analiza paraprake e vendit dhe e objekteve daton objektet midis shekujve të 7-të dhe 6-të para Krishtit.

Kjo, duke ofruar informacion të vlefshëm mbi tregtinë detare të periudhës së Korintit.

Gjetjet iu dorëzuan autoriteteve kompetente dhe aktualisht menaxhohen nga Mbikëqyrja Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Nënujore.

Zbulime të tjera

Në vitin 2018, gjatë aktiviteteve të rregullta të nëndetëseve përgjatë korridorit midis Shqipërisë dhe Italisë, ekipi i TAP-it identifikoi elementë qeramikë me interes të lartë arkeologjik, të shpërndarë në shtratin e detit në një thellësi prej rreth 780 metrash.

Më pas TAP-i i prezantoi këto prova të para Mbikëqyrjes vendore të Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit, duke ndarë metodat për thellimin e hetimeve të zonës dhe për të vijuar më pas me rikuperimin e disa gjetjeve të përzgjedhura.

Në vazhdën e hetimeve teknike dhe të kërkimeve arkeologjike u zbuluan rreth 241 objekte në total. Këto të fundit datonin në periudhën midis shekujve të shtatë dhe të gjashtë p.e.s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore