Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i takojnë kohës së luftës

SHFLETO

Foto nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

 

Altina Marmullaku
26.10.2023 12:16
Loading Icons...

Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur përmes një komunikate për media.

“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Të martën kanë përfunduar gërmimet në Bishtazhin, dje kemi zhvilluar konsultimet e nevojshme për të vazhduar sot me gërmimet në Arbanë të Prizrenit.

Gërmimet sot paradite përfunduan me gjetjen dhe zhvarrosjen e një individi që pas ekzaminimeve të mëtejme mjekoligjore presim të konfirmohet fakti që këto eshtra i përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”.

Ndërsa, është thënë se pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Javën e kaluar për herë të dytë në Bishtazhin të Gjakovës, prej vitit 1999 janë rikthyer gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Deri më tani, janë gjetur eshtra kockore të rreth katër viktimave, që i përkasin periudhës së luftës.

Albanian Post javën e kaluar kishte realizuar një artikull lidhur me gjetjen e trupave të personave të pagjetur gjatë luftës dhe zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me këtë çështje.

Zhduket Marrëveshja për të Pagjeturit e luftës – komisionet s’u takuan asnjëherë