Kosova

Gërvalla: S’kemi garanci që Faton Hajrizi është personi i vrarë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndonëse më 22 korrik, kishte konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit përmes shenjave të gishtave ajo në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se nuk kanë asnjë garanci që bëhet fjalë për të.

“Nuk e kemi asnjë garanci që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë pretendimeve. Deri tani gjithçka çka ka ndodhur në Serbi është në mjegull, nuk mund të iu themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta”.

Megjithatë ka siguruar që asnjë informacion s’do të mbahet i fshehur ndaj qytetarëve.

“Mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët edhe mediat të jenë po aq të informuar ose të painformuara sa janë edhe institucionet”, ka thënë Gërvalla para gazetarëve.

“Deri tani kjo është gjendja – pa dashur të paragjykoj se çfarë ka ndodhur në Serbi sepse jam shumë e sigurt që nuk e dimë të gjithë të vërtetën”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo tutje ka theksuar se bashkëpunimi me Serbinë, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështjet e tjera është tejet i vështirë.

“Siç e thatë bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë, por është edhe inekzistent në këto fusha. Ne kemi qenë shumë këmbëngulës që trupi i personit të vrarë t’i kthehet familjes kushdo që është ai të i kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë”.

Ndërsa ka theksuar se i kanë bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare, misioneve diplomatike, misionit të Bashkimit Evropian në Beograd, që të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Kërkesë tjetër e Gërvalles ka qenë që qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm me informacionet të cilat po shërbehen.

“Do të kemi kohë të mjaftueshme që me shumë kujdesë ta trajtojmë këtë çështje dhe të shohim se cila është e vërteta pas kësaj çështje. Natyrisht që avokati i familjes do të ketë mbështetjen institucionale, jo vetëm në Kosovë, por edhe të misionit tonë në Beograd”.

Ndërkaq, ka theksuar se avokati i Hajrizit s’do të ketë mungesë të bashkëpunimit nga ana e institucioneve.

“Problemi më i vogël i avokatit do të jetë bashkëpunimi dhe gatishmëria e institucioneve për t’i qëndruar në krah aty ku kemi mundësi. Është shumë e rëndësishme ta dimë të vërtetën për këtë çështje. Nevojitet një hulumtim ndërkombëtarë – rreth gjithë asaj çka pretendohet se ka ndodhur në Serbi”.

Më 22 korrik, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se kanë konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit, përmes shenjave të gishtave.

Nga MPJD është thënë se autoritetet serbe kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të personit që u vra nga Policia e Serbisë të premten dhe pas analizave të bëra, ka rezultuar se përputhen me ato të Faton Hajrizit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore