Të premten disa nga pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë u bllokuan nga pjesa e Serbisë. Ky bllokim i kufijve erdhi si shenjë revolte ndaj politikave të Qeverisë së Kosovës në raport me Veriun e vendit.
Lidhur me këtë ngjarje, të premten, reagoi edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila njoftoi se një grumbull i serbëve të maskuar po i ndalojnë makinat – përshirë edhe ata me targa të Gjermanisë – afër kufirit me Kosovën duke i kthyer mbrapa.
Sipas saj një gjë të tillë po mbështetet edhe nga Policia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Mu për këtë arsye, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Gërvalla kërkoi që shteti gjerman “të mbështesë lëvizjen e lirë”, “pavarësisht marrëveshjes së litiumit”, për të cilën javë më parë u dakorduan kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e Vuçiç.
“Vuçiç po vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për BE, ndërsa përshkallëzon situatën më tej”, shkroi ajo.
Nuk është kjo hera e parë që kryediplomatja kosovare kritikoi shtetin gjerman në raport me marrëveshjen që Berlini zyrtar lidhi me Beogradin për burimet e litiumit.
Pak ditë para vizitës së Scholz në Serbi pikërisht për çështjen e litiumit, Gërvalla tha se kjo vizitë do të ishte gabimi i radhës që Gjermania do të bënte pas asaj me Rusinë, e cila kishte lidhur marrëveshje për gazin rus, duke mos llogaritur fare tendencat hegjemoniste të Kremlinit zyrtar ndaj fqinjëve të tij.
“Përsëri ka një tendencë për të bërë gabime të ngjashme siç janë bërë me Rusinë, ku burimet e gazit e të naftës janë konsideruar më të rëndësishme sesa shteti ligjor dhe vlerat demokratike që përqafon një vend”, tha ajo në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Televizionin A.
Gërvalla ndërsa potencoi se Serbia nuk ka as përafërsisht burimet e litiumit të cilat, sipas saj, do ta shpëtonin Gjermaninë apo Bashkimin Evropian nga disa ngushtica rreth burimeve të litiumit, vlerësoi se me një vizitë të tillë Berlini zyrtar mund të dërgojë një mesazh të gabuar, duke inkurajuar Serbinë që t’i sulmojë fqinjët e saj, përfshirë edhe Kosovën.
“Mund të dërgohet përsëri një mesazhi i gabuar përmes një vizite të tillë. Burimet e litiumit i japin një rol të veçantë Serbisë. Nëse bëhet ky hap atëherë ju siguroj që Serbia ka për t’u ndjerë shumë e inkurajuar për të sulmuar, jo vetëm Kosovën”, paralajmëroi ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke