Kosova

Gërvalla reagon pas plagosjes së Fico-s: Autorët duhet të ndëshkohen


Momenti i plagosjes së Robert Fico-s

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij”.

Sipas Gërvallës autorët duhet të ndëshkohen.

“Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë”.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3.

Fico, sipas raportimeve, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova.

https://albanianpost.com/qellohet-me-arme-kryeministri-i-sllovakise-robert-fico/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore