Kosova

Gërvalla: Kosova respekton dhe admiron Stoltenbergun për arritjet e tij historike në NATO


Jens Stoltenberg dhe Joe Biden

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka potencuar se Kosova ndan respektin dhe admirimin e anëtarëve të NATO-s për arritjet historike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e përfundoi mandatin e tij në krye të Aleancës Veri – Atlantike.

“Kosova uron Stoltenberg për dhënien e Medaljes Presidenciale të Lirisë nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në Samitin e NATO-s në Uashington”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, zyrtarisht u emërua si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës më të madhe ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të tanishëm Jens Stoltenbergut.

Mark Rutte, nga liderët shtetërorë të Kosovës, u portretizua gjithmonë si një partner me të cilin mund të diskutohet për shumë çështje vitale për vendin – nga siguria e stabiliteti afatgjatë deri te avancimi i Kosovës drejt integrimeve euro-atltantike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore