Gatimi

Garniturë me perime, e thjeshtë dhe e shijshme


Shijoni një pjatë me përbërës të shijshëm dhe të shëndetshëm, perfekt për të shoqëruar mishin apo peshkun që po përgatisni si pjatë kryesore. Recetë e lehtë dhe e shpejtë, për një vakt të bollshëm dhe me aromë fantastike!

Përbërësit: 800 gr patate, 1 qepë e njomë, 1 limon, 1/2 lugë kafeje mustardë, 2 thelpinj hudhre, 1/2 spec i kuq, 1/2 spec jeshil, 1/2 spec djegës, 1 kërcell rozmarinë, 1 kërcell trumzë (thimo), pak rigon, pak vaj ulliri.

Përgatitja

Në fillim presim të gjitha perimet në rripa ose sipas dëshirës. Kujdesemi që të jenë në madhësi të barabarta. Patatet i presim në 6 pjesë.

Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit. Erëzat i lëmë siç janë, sepse do ti shtojmë në fund.

I vendosim në një tavë dhe i mbështjellim me letër alumini. I shtojmë një gotë ujë dhe i vendosim në furrë të ngrohur më parë.

I pjekim në temperaturën 200 gradë për 45 minuta. Në 10 minutat e fundit heqim letrën e aluminit dhe i lëmë në furrë, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Mund t’i shoqërojmë me gjithçka, duke mos harruar një gotë verë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore