Sport

Garë mes Bundesligës dhe La Liga-s për Hakim Ziyech


Chelsea ka vendosur që të mos ndalojë largimin e Hakim Ziyech nëse për lojtarin vjen një ofertë në muajin janar.

Marokieni që nga transferimi te Chelsea nuk ka gjetur shumë minuta, duke mos arritur asnjëherë që të jetë lojtar kyç për skuadrën e Tuchel.

Ziyech, i cili kaloi një kohë shumë të mirë te Ajax-i, tani është në radarin e dy skuadrave.

Për shërbimet e tij interesohen Barcelona dhe Borussia Dortmund.

Xavi ka kërkuar që ta freskojë sulmin e skuadrës së tij, dhe Hakim Ziyech konsiderohet si një opsion për sulmin, edhe pse fokusi kryesor për blaugranët është Raheem Sterling.

Barcelona tashmë e dijnë se kush është Ziyech, sepse marokienin e kërkuan në skuadër edhe gjatë vitit 2019.

Sipas Sport, Chelsea është e gatshme të pranojë një formulë të huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Por, problemi te Barcelona është fakti se financat nuk e ndihmojnë as të rëgjistrojnë ndonjë futbollist, siç u shpreh edhe zv. Presidenti i klubit, Alemany.

“Siç janë gjërat tani nuk mund të regjistrojmë asnjë futbollist në muajin janar”, tha Alemany.

Por, përveç Barcelonës, të interesuar janë edhe Dortmund-i. Verdhezinjtë kanë probleme me sulmin që nga largimi i Sancho-s, dhe Ziyech shihet si një emër i duhur për të zevëndësuar anglezin.

Edhe Ziyech e kërkon largimin nga “Stamford Bridge”, pasi ai ka qenë startues në vetëm dy nga 11 ndeshjet e Premier League këtë edicion.

Me shumë mundësi, Ziyech-in do ta shohim me ngjyra tjera në një ligë tjetër evropianë gjatë muajit janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore