Përballje

Futbollistët nga principata mbretërojnë në Paris


Luftë më të ashpër për titull në Francë nuk kemi parë që shumë, shumë kohë.

Liga që ishte pronë e Paris Saint-Germain në dekadën e fundit, këtë sezon ka katër skuadra në luftë direkte për titull.

Shkronja L, është ajo që mbizotëron në krye, ku Lille në vendin e parë dhe Lyon në të dytin po rrëzojnë çdo mur që iu del përpara.

Lyon përballë Brest dhe Lille përballë Lorient përfunduan detyrën me sukses duke fituar tre pikë tjera të vlefshme.

Ndeshja më e rëndësishme ishte të dielën, mes vendit të tretë, PSG dhe vendit të katërt, Monaco.

Në “Parc des Princes”, ishin djemtë nga principata që triumfuan.

Diop në minutën e gjashtë të pjesës së parë, dhe Maripan në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, i dhuruan Monaco-s një fitore të artë.

Mbappe në super formë u izolua totalisht nga mbrojtja e musafirëve, duke mos arritur që të bëjë diferencën.

Me këtë fitore, Monaco mbetet e katërta përsëri, por vetëm dy pikë prapa PSG-së së vendit të tretë.

Tabela e plotë pas javës së 26-të në Ligue 1:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore