Lajme

Ftohje në aksin Australi-Zelandë e Re


Unioni i kriketit dhe regbi-së janë baza tradicionale të pakënaqësisë midis Australisë dhe Zelandës së Re.

Gjërat nuk janë ndryshe në komunikimet telefonike javore midis kryeministrave Scott Morrison dhe Jacinda Ardern.

Është një dinamikë që të dy e ndajnë gjithashtu në publik. Të dy udhëheqësit mund t’i kritikojnë periodikisht veprimet e tjetrit. Në fakt gëzojnë një marrëdhënie të ngrohtë, miqësore dhe të mirë pune.

Molla e sherrit

Afërsia historike e të dy vendeve dhe udhëheqësve të tyre po sprovohet si kurrë më parë. Javën e kaluar Ardern akuzoi në mënyrë të bujshme Australinë.

Akuza vinte për heqjen dorë nga përgjegjësitë e saj duke i anuluar nënshtetësinë një shtetaseje të lidhur me Shtetin Islamik.

Suhayra Adam, një grua nga Melburni, , e cila nuk ka jetuar në Zelandën e Re që kur ishte gjashtë vjeç. Ajo u arrestua ndërkohë që po përpiqej të kalonte kufirin nga Siria në Turqi me dy fëmijët e saj të vegjël.

Incidenti i fundit ishte ai që demonstroi se sa të tensionuara janë bërë marrëdhëniet trans-Tasmanike. Vetëm disa orë pas komenteve të Kryeministres të Zelandës së Re, komunikoi me homologun e saj Australian.

Morrison ra dakord të vazhdonte të punonte për këtë çështje me Ardern dhe nuk bëri asnjë deklaratë publike.

Në një konferencë shtypi disa orë pas komenteve të Ardern, ai këmbënguli se Australia do të vinte “interesat e saj të sigurisë kombëtare në radhë të parë”.

Ndërsa marrëdhënia midis udhëheqësve mbetet e ngrohtë, ekziston një listë në rritje e fushave ku marrëdhënia trans-Tasmanike po acarohet.

Axhenda kineze

Në prapaskenë, tensionet midis Canberra-s dhe Wellington-it janë ngritur për vite me rradhë. Ardern ka kritikuar vazhdimisht Australinë për deportimin e shtetasve Kiwi.

Në janar, Ministri i ri i Tregtisë i Zelandës së Re Damien O’Connor sugjeroi që Australia duhet të flasë me më shumë “respekt” dhe “diplomaci” ndaj Kinës.

Menjëherë pas intervistës televizive, Morrison dhe Ardern folën në telefon. Kryeministri Australian ndau me qetësi zhgënjimet e tij me komentet e bëra dhe Ardern ishte e hapur ndaj shqetësimeve të tij.

Australia është dëmtuar me miliarda dollarë në greva tregtare nga Pekini gjatë vitit të kaluar. Qeveria kineze ka refuzuar të kthejë telefonatat nga ministrat australianë.

Gjëja e fundit që nuk i duhej Canberra-s ishte problemi me aleatin e saj të ngushtë. Një sinjal që në rajon Australia dhe Zelanda e Re nuk janë të bashkuara.

Figurat me përvojë në qeverinë Morrison degëzojnë dy problematika të ndryshme. Kritikat publike të Ardern ndaj Australisë lidhur me dëbimet dhe revokimet e shtetësisë nga komentet e O’Connor dhe Mahuta për Kinën.

Kritikat e Ardern janë përqëndruar gjithmonë në çështje që prekin Zelandën e Re. Ndërkaq ndërhyrjet nga ministrat e saj nuk kishin asnjë lidhje me vendin e saj dhe ishin thellësisht të padobishme për Australinë.

Ata gjithashtu akuzojnë Kiwi-t që kanë mungesë ambicie në skenën botërore. Zelanda e Re mirëpret forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor këtë vit.

Qeveria Australiane ka bërë presion që ajo të mbajë disa nga takimet personalisht në Tetor ose Nëntor, përfshirë me udhëheqësit botërorë. Canberra ende nuk ka marrë përgjigje për këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore