FSK-ja teston kapacitetet përmes trajnimit “Arrow Delta 01”

SHFLETO

Forca e Sigurisë së Kosovës

 

Altina Marmullaku
16.09.2024 11:06
Loading Icons...

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar ushtrimin fushor “Arrow Delta 01” në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake, e cila për qëllim ka pasur testimin e kapaciteteve të togut të rikonicinonit.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media.

“Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në komunikatë është thënë se FSK-ja në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere.

Më 1 gusht, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në Kosovë.

“Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës nga 86% e të anketuarve vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë. Në këtë sondazh qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, kishte shkruar ai.

Ndër të tjera, ka potencuar se ky rezultat vjen pas përkushtimit që është bërë në këtë drejtim.

Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për vitin 2024 është rreth 150 milionë euro. Ky buxhet përfshin investime në pajisje të reja, trajnim, dhe modernizim të kapaciteteve të FSK-së.

Ndërsa nga buxheti i vitit 2023 për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) ishin ndarë 123 milionë euro.

Buxheti i FSK-së për vitin 2022 kapte shumën prej 100 milionë eurove.

Ndërsa buxheti për vitin 2023 ishte diku rreth 20% më i lartë se ai i vitit 2022.