Sport

FSHF publikon datat e Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U17 dhe U19


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se këtë fundjavë do të nisë edicioni i gjashtë i Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U17 dhe ato U19. Këtë edicion pritet të marrin pjesë 32 ekipe, të ndara sipas kalendarit dhe rregullores së nxjerrë nga Sektori i Garave në FSHF. Ekipet pjesëmarrëse do të jenë, 20 ekipe nga Kategoria Superiore dhe 12 nga Kategoria e Parë për çdo grupmoshë, që praktikishtë janë 10 ekipe për secilin grup, A dhe B në Superiore dhe katër ekipet kryesore që udhehëqin Kategorinë e Parë në grupet A, B dhe C. Kalendari është përcaktuar në bazë të renditjes që ekipet kanë patur deri në dhjetor të 2020.

Ndeshjet do të luhen gjatë gjithë muajit janar dhe shkurt. Do të jenë me një takim dhe nuk do të kenë kohë shtesë, në rast barazimi ndeshja do të shkojë direkt në ekzekutimin e 11m.

Kalendari për moshat U17, turi i parë:

Turi i parë U-17, fillon nesër, më 8 janar 2021, në orën 10:00 me përballjet: Shënkolli – FK Kukësi, KF Tirana – Akademia Shqiponjat 2017, Shkëndija Durrës – Labëria Fc dhe KF Partizani – KF Bylis në orën 12:00.

Më 9 janar 2021, po në orën 10:00 do të luhen sfidat, KF Vllaznia – FC Kinostudio, Akademia e Futbollit – FK Tomori, FK Apolonia – FC Lushnja dhe  në orën 12:00 do të luhet FC Internacional Tirana – FC Djelmnia Shkodrane 2017.

Më 10 janar 2021, në orën 10:00 do të luhen KF Shkodra – KF Erzeni, KF Laçi – Durrësi 04, Vora – KF Pogradeci dhe FC Besa – Sh.F.Pepa.

Turi i parë i kësaj kupe do të mbyllet më 11 janar 2021, me sfidat e orës 10:00 midis Brians – FC Scutari, KF Teuta – Flamurtari, Football Republic – KF Skëndërbeu dhe në oren 12:00 sfida Shkëndija Tiranës – Studenti.

Kalendari për moshat U-19, turi i parë:

Dhe për grupmoshat U19, turi fillon nesër, më 8 janar 2021, në orën 10:00 me ndeshjen KF Partizani – FC Kinostudio, në orën 12:00 luhen Shënkolli – KF Shkumbini, KF Tirana – Ak.Shqiponjat 2017 dhe Shkëndija Dr. – KS Korabi.

Më 9 janar 2021, ora 10:00 luhet FC Internacional Tirana – Vora dhe në orën 12:00 luhen sfidat midis KF Vllaznia – KF Turbina, FK Apolonia – FK Elbasani dhe KF Butrinti – Akademia e Futbollit.

Më 10 janar 2021, në orën 12:00 luhen KF Laçi – FC Lushnja, KF Shkodra – Durrësi 04, Football Republic – Iliria dhe FC Besa – KF Pogradeci.

Më 11 janar 2021, ora 10:00 luhet sfida Shkëndija Tr. – KF Egnatia dhe në orën 12:00 luhen FK Dinamo – FC Djelmnia Shkodrane 2017, KF Teuta – Akademia AAS dhe KF Skëndërbeu – Flamurtari FC.

Turi i dytë do të ketë 16 ekipe nga secila grupmoshë U17 dhe U19 dhe do të përcaktohet: A16 – A1 (C 1), A15 – A2 (C 2), A14 – A3 (C 3), A13 – A4 (C 4), A12 – A5 (C 5), A11 – A6 (C 6), A10 – A7 (C 7) dhe A9 – A8 (C 8).

Turi i tretë do të ketë 8 ekipe U-17 dhe U-19: C8 – C1, C7 – C2, C6 – C3 dhe C5 – C4./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore