Bota

Franca dërgon anije patrullimi, ndërsa tensionet e peshkimit me MB shpërthejnë


The Guardian

Anije nga marina mbretёrore e Britanisё dhe anijet franceze patrulluan pranё ishullit Jersey të Kanalit Anglez, ku peshkatarët francezë të zemëruar për humbjen e hyrjes në ujërat e tij u mblodhën nё një protestë detare.

Detarët e zemëruar nisën tё shtёnat dhe hynë në portin kryesor të ishullit, në mosmarrëveshjen e parë të madhe midis Francës dhe Britanisë mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit.

Bashkimi Evropian(BE) bëri thirrje për qetësi, por gjithashtu akuzoi Britaninë e Madhe për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes tregtare pas Brexit të dakorduar nga të dy palët.

Vendosja erdhi pasi MB të mërkurën drejtoi dy anije detare, HMS Severn dhe HMS Tamar, për të patrulluar gjithashtu ujërat përreth ishullit, një Varësi e Kurorës Britanike pranë brigjeve të Francës Veriore.

Peshkatarët francezë u futën në ujërat e Jersey për të demonstruar kundër rregullave të reja pas Brexit, sipas tё cilave kërkohet qё kёta tё fundit tё paraqesin aktivitetet e tyre të kaluara të peshkimit, në mënyrë që të marrin një licencë për të vazhduar veprimin në ujërat e ishullit. Komunitetet franceze të peshkimit thonë se disa anije që kanë funksionuar rreth Jersey për vite me radhë, u është kufizuar hyrja papritmas.

Rreth 50 anije nga portet franceze përgjatë bregdetit perëndimor të Normandisë u bashkuan me protestën të enjten në mëngjes.

Autoritetet franceze thanë se anijet patrulluese u vendosёn për të ndihmuar në çdo emergjencë detare.

“Do të ishim të aftë të ndërhynim me shpejtësi nëse situata përkeqësohej, gjë që nuk po ndodh momentalisht”, thanë ata në një deklaratë.

“Flotilja franceze me 50 varka u shpërnda mё vonё paqësisht, pasi përfundoi protestën e saj”, thanë autoritetet franceze.

Qeveria britanike tha se dy anijet e saj të marinës “do të qëndrojnë në vend për të monitoruar situatën si një masë paraprake”.

Kundërshtarët akuzuan kryeministrin Boris Johnson, për përshkallëzimin e krizës dhe për përdorimin e situatёs si marifet të Ditës së Zgjedhjeve.

Votuesit shkojnë në votime për zgjedhjet lokale dhe rajonale në Angli, Skoci dhe Wales.

Ka pasur periudha të shumta fërkimesh në të kaluarën midis peshkatarëve francezë dhe britanikë.

Zyrtarët e qeverisë së Jersey u takuan me peshkatarët francezë në një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes.

“Mënyra e vërtetë për të zgjidhur këtë nuk është duke u dhënë francezëve atë që ata duan”, tha Don Thompson, president i Shoqatës së Peshkatarëve të Jersey.

Ai tha se nëse peshkatarëve francezë u mungonte shkresa, “thjesht duhet të kthehen te qeveria e tyre dhe të mos mbajnë Jersey-n nën rrethim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore