Kosova

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar do të mbledh rreth 300 pjesëmarrës nga biznesi e politika në Prishtinë


Foto: Albanian Post

Forumi i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane me 2 dhe 3 tetor, që do të hapet nga ambasadori gjerman Jorn Rohde në Prishtinë do të mbledhë liderët e biznesit dhe politikanët nga Gjermani dhe Kosova për të diskutuar rreth marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Ambasadori Rohde do të hapë zyrtarisht këtë forum, i cili do të mbledhë në Prishtinë liderë të biznesit dhe politikanë nga Gjermania dhe Kosova për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare.

Gjermania në Kosovë mbetet investitori më i madh i huaj, ku ka rreth 190 milionë euro investime të huaja direkte në vitin 2023.

Në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të përfshira do të jenë edhe Oda Ekonomike Gjermane e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.

Sipas të dhënave që ka ky forum do të mirëpriten mbi 300 pjesëmarrës dhe ekspertë të industrisë nga Gjermania dhe Kosovës.

Forumi i parë ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili ishte mbajtur në vitin 2022 rezultoi me investimin 20 milionë eurove.

Oda Ekonomik Gjermano-Kosovare përfaqëson rreth 198 kompani anëtare në Kosovë përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore