Sport

Formula 1 vazhdon të dhuroj spektakël, starti për çmimin e madh të Rusisë – befasi


Rrallë herë shohim që në tre vendet e para të provave zyrtare, të mos jetë asnjë makinë Mercedes ose RedBull.

Por, kjo ndodhi në çmimin e madh të Rusisë.

Provat zyrtare, nën shiun e Sochi-t, sollën surpriza të mëdha.

Çfarë dihej, ishte se Max Verstappen do të nisej nga fundi, për shkak të ndryshimit të motorrit, por pjesa tjetër pritej të vazhdonte si normalisht.

Ashtu ndodhi, deri në sesion e fundit.

Pista u tha, dhe mekanikët e Mercedes bën gabim duke mos i futur më herët pilotet në pit-stop.

Këtë gabim e shfrytëzuan në maksimum tre garues.

Bëhet fjalë për Lando Norris, që morri pole-position, Carlo Sainz që përfundoi i dyti dhe George Russell që përfundoi i treti.

Pas tyre erdhi Hamilton, që në një ditë kur duhej të përfitonte në maksimum, gabon.

Nga fundi do e nisin edhe Leclerc, Latifi, Bottas dhe Giovinazzi, pas ndërrimit të motorit.

I pesti vjen Ricciardo, fituesi i garës së kaluar, i gjashti Alonso, e me radhë Stroll, Perez, Ocon, Vettel, Gasly, Tsunoda, Raikkonen, Schumacher dhe Mazepin.

Gara që fillon në orën 14:00 sot, premton tjetër spektakël, me luftën për mesfushën dhe titullin që është më e zjarrtë se asnjëherë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore