Sport

Formula 1, Hamilton fiton përsëri


Tashmë është bërë rutinë fitorja në Formula 1 për Sir Lewis Hamilton-in.

“Pole Position-in” historik numër 100, Sir Lewis e shoqëroi me fitoren numër 98.

Njëkohësisht, kjo është fitorja e tij e tretë në katër gara këtë sezon.

Sikur në dy fitoret paraprake, Hamilton e lë prapa rivalin e tij për titull, Max Verstappen.

Podiumin e mbylli piloti tjetër i Mercedes-it, Valteri Bottas.

Finlandezi u detyrua t’i lëshojë pozicionin shokut të skuadrës, pasi Hamitlon ishte në një strategji ndryshe dhe po e ndjekte fitoren.

Charles Leclerc ishte më i miri i pjesës së mbetur, duke përfunduar në pozitën e katërt.

Garë mjaft të mirë zhvilloi edhe Perez, i cili përkundër një të shtune të dobët, arriti të përfundoi në pozitën e pestë.

Ricciardo, Sainz, Norris, Ocon dhe Gasly mbyllën ‘top 10’.

Klasifikimi i plotë i garës së Katalunisë duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore