Sport

Forma e Chicharito-s në MLS


Javier ‘Chicharito’ Hernandez ka pasur një fillim të mrekullueshmë në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara, me skuadrën e Los Angeles Galaxy.

Ai ka shënuar pesë gola në vetëm dy ndeshje.

Ish sulmuesi i Manchester United-it dhe Real Madrid-it, në Los Angeles erdhi për të zëvendësuar Ibrahimovic-in, deri sa ishte tërheqës edhe për audiencën meksikane në Kaliforni.

LA Galaxy ka paguar 9.4 milionë euro për të sjellur Chicharito-n nga Sevilla në Kaliforni.

Në fillim të aventurës së tij, Chicharito ishte lënduar, duke arritur të shënoj vetëm dy herë në 12 ndeshje.

I “nënvlerësuar” shumë herë nga gazetat meksikane dhe amerikane, Chicharito u përgjigj me dy gola në fitoren 3-2 përballë Inter Miami dhe me “hat-trick” në fitoren 3-2 përballë Neë York City.

Chicharito po shijon futbollin e tij më të mirë duke treguar atë që di të bëj më së miri – të shënoj gola.

Një lojtar i pëlqyer nga e gjithë Evropa, tani po shfaq aftësitë e tij në anën tjetër të botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore