Sport

Fitorja kundër të ‘pathyeshmëve’, Lille kampionë të Ligue 1


Angers 1-2 Lille.

3 gola në ndeshje, 3 pikë në klasifikim, 1 titull në duar.

Hegjemonia Paris Saint-Germain në ligën e Francës thyhet nga skuadra që pas një dekade kthehet te titulli, Lille.

Të qetë, një skuadër që nuk e bazonte lojën të individi, por te grupi, bëri gjithçka që duhet bërë për të sjellur një titull në shtëpi.

David dhe Yilmaz ishin heronjtë e këtij takimi, me dy gola në pjesën e parë.

Skuadra e Christopher Galtier del triumfuese përballë Paris-it të mbushur me yje.

Fitorja 2-0 kundër Brest nuk i ndihmoi PSG-së që përfunduan të dytët.

Mes dëshpirimit, PSG ka edhe një brengë tjetër, se çfarë do të vendosë Kylian Mbappe.

Fitorja e Nice përballë Lyon do të thotë që Monaco i drejtohet play-offit në Champions.

Marseille bashkë me Lyon përfundojnë në Europa League.

Kurse, Rennes do të jetë përfaqësuesja e Francës në inaugurimin e UEFA Conference League.

Nga kategoria kanë rënë Nimes dhe Dijon, derisa Nantes do të luaj në play-off për mbijetesë.

Edhe Franca mbyll perdet për sezonin 20/21, që te publiku solli një luftë për titull si asnjëherë më parë.

Deri sezonin tjetër, mirupafshim!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore