Fifi dhe Bruno me “Fiksim” në “Këngën Magjike”

SHFLETO
Labinot Nimani
03.05.2021 16:25
Loading Icons...

Festivalit të “Këngës Magjike” iu është shtuar edhe një këngë konkurruese.

Këngëtarja nga Kosova, Fifi, dhe artisti nga Shqipëria, Bruno, kanë sjellë këngën në bashkëpunim, të titulluar “Fiksim”, e cila do të konkurrojë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve në natën finale të “Këngës Magjike”.

Dyshja performuan këngën e shkruar nga Flori Mumajesi dhe Fifi teksa, prurja e re muzikore mban vulën e labelit “Threedots Production”.

Ndryshe nga herët e kaluara, ku Bruno dhe Fifi vinin me paraqitje skenike të thjeshtë, kësaj radhe ata janë përkujdesur që performancen e tyre ta shfaqin edhe me një trup valltarësh të cilët i dhanë interpretimit të tyre akoma më shumë shije nën koreografinë e Graciano Taganit.

Ylli i hitit “Psikopatja jote”, u paraqit me një imazh të kuruar nga Miranda Dupi duke vënë në pah format e reja trupore që po i gëzon pas rënies në peshë.

Ndryshe, Bruno ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa Fifi ka lansuar video klipin e këngës “Manjak i dhimbjes”, disa javë më parë, i cili është mirëpritur nga adhuruesit e këngëtares dhe ka mbledhur mbi 6 milionë klikime në YouTube, për më pak se katër javë.