Sport

FIFA mendon ndryshe, Lewandowski më i miri në botë


Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA.

Polaku ka fituar çmimin ‘The Best’, në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve nga organi më i lartë i futbollit në botë.

Ai ka lënë prapa futbollistë si Lionel Messi, Mohamed Salah dhe shumë të tjerë.

Pikërisht Lionel Messi ishte ai që i rrëmbeu polakut Topin e Artë në muajin dhjetor.

Lewandowski gjatë vitit që lam pas ishte i jashtëzakonshëm me performancat e tij, duke shënuar plot 69 gola në të gjitha kompeticionet për klub dhe kombëtare.

Përveç kësaj, ai ka fituar edhe tri trofe me Bayern Munich, që janë Bundesliga, Superkupa e Gjermanisë dhe Kupa e Botës për klube.

Sot, Lewandowski ëshë shpallur për herë të dytë me radhë, si lojtari më i mirë në botë nga FIFA.

Në 2022-ën, ai do të tentojë të realizojë ëndrrën e shumëpritur tani, kurorëzimin si më i miri nga France Football, duke marrë në duar Topin e Artë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore