Sport

Fernando Alonso kthen ditët prapa


Fernardo Alonso ka bërë një fillim shumë të mira në garën e parë ‘sprint’ në Formula 1.

Gjatë të shtunës, në Silverstone, ai u nis i 11-ti në formatin e ri të F1.

Me disa lëvizje të stilit të tij, ai arriti që brenda gjysmës së xhiros së parë, të përfitoj gjashtë pozicione.

Ai parakaloi me radhë Vettel, Sainz, Russell, Ricciardo, Perez dhe Norris.

Gjatë garës që zgjati 17 xhiro, ai humbi pozitën nga makinat McLaren, duke përfunduar i shtati.

Ai do të niset nga kjo pozitë në garën e nesërme, që përsëri del të jetë një rezultat shumë i mirë për atë dhe skuadrën.

Spanjolli, xhiron hapës e quan “një ndër më të mirat në karrierën e tij”.

Kjo video na tregon startin që ai kishte dje:

https://www.youtube.com/watch?v=nhbayzW5fmA&ab_channel=F1Jackman

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore