Shëndet

Fansat e Ariana Grandes, vazhdojnë të shqetësohen për shëndetin e saj


Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande po vazhdon të komentohet gjerë e gjatë mbi rënien e saj në peshë, duke nxitur kështu spekulime të reja rreth problemeve shëndetësore.

Kësisoj, së fundmi ajo ka reklamuar një produkt të ri të linjës kozmetikë të saj “R.E.M Beauty”, veçse fokusi i ndjekësve ishte krejt tjetër kund.

Fansat e yllit të hitit “God is the man” janë shprehur sërish të shqetësuar mbi shëndetin e artistes, derisa këtë e kanë shprehur përmes komenteve.

“Të lutem vizitoje mjekun tënd, a nuk e vë re që nuk je mirë?”, shkroi një ndjekës, teksa një tjetër shkroi – “Ka diçka që thjesht nuk shkon me ty. Ne si fansa të tu, jemi të shqetësuar mbi shëndetin tënd”.

Por, kishte edhe nga ata që i dolën në krah – “Lëreni të qetë. Nëse Ariana ndihet mirë me veten, pse duhet të mos i kursejmë komentet negative”, shkroi një ndjekëse.

Muajin që lamë pas, Grande kishte vendosur që t’i sqarojë në mënyrë publike të gjitha aludimet rreth shëndetit të saj.

Ajo ka kërkuar nga ndjekësit që të jenë më të vëmendshëm përpara se të vendosin t’i shprehin spekulimet e tyre mbi pamjen e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai person, sepse të njëjtat mund të jenë lënduese.

“Dukja e mëparshme e trupit tim ishte versioni më i pashëndetshëm i tij. Unë merrja sasi të mëdha anti-depresivësh, pija alkool dhe haja ushqim të keq. Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha, sipas jush, e shëndetshme”, ishte shprehur artistja pos tjerash.

E mesa duket kjo nuk ka mjaftuar që Grande t’i shuaj pikëpyetjet e ngritura nga publiku, nisur edhe nga fakti se ajo e ka lënë goxha anash karrierën muzikore, duke mos sjellë tash e një kohë prurje të reja artistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore