Sport

F1/ Konfirmohen të gjitha datat e prezantimeve të makinave


Formula 1 po i afrohet çdo ditë fillimit të sezonit të ri 2022.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që lamë pas, me titullin kampion të pilotëve që u vendos në garën e fundit, pritshmëritë për sezonin e ri janë shumë të mëdha.

Sipas statistikave të fundit, shikueshmëria e sportit është rritur në një nivel si asnjëherë më parë, dhe normalisht që drejtuesit e garës, pilotët dhe skuadrat, dëshirojnë që të kënaqin sa më shumë publikun.

Shtuar emocioneve që dhuroi sezoni i fundit i Formula 1, me padurim priten edhe rregullat e rreja të cilat do të implementohen nga ky sezon.

Rregullave të reja, iu shtohen makinat e reja, teknologjia e re, limiti i buxhetit dhe ajo që pritet të jetë sezoni më i barabartë i shekullit të fundit.

Krahas tyre, pritet me padurim edhe prezantimi i dizajnit të makinave – që tashmë ka filluar:

Skuadra e parë që prezantoi ngjyrat për sezonin e ri, ishin amerikanët e Haas, kurse sot datën e ka konfirmuar edhe Williams.

Me radhë, datat e prezantimeve janë këto:

Red Bull, 9 shkurt, e mërkurë.

Aston Martin, 10 shkurt, e enjte.

McLaren, 11 shkurt, e premte.

AlphaTauri, 14 shkurt, e hënë.

Williams, 15 shkurt, e martë.

Ferrari, 17 shkurt, e enjte.

Mercedes, 18 shkurt, e premte.

Alpine, 21 shkurt, e hënë.

Alfa Romeo, 27 shkurt, e dielë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore