F1/ Jo më shumë se tri gara sprint këtë sezon

SHFLETO
Ardit Lipa
03.02.2022 21:00
Loading Icons...

Fillimisht besohej se sezoni i ri i Formula 1 do të kishte të paktën gjashtë gara sprint, të formatit që për herë të parë hyri në funksion vitin e kaluar.

Por, nuk u arrit një zgjidhje.

Skuadrat e mëdha kërkon rritje të çmimeve, skuadrat e vogla refuzuan.

As të ardhurat ekstra nuk ndryshuan mendjen e skuadrave të mëdha, andaj gjatë këtij sezoni nuk do të kemi më shumë se tri gara sprint.

Por çfarë është gara sprint?

Formati sprint në fakt është shumë i thjeshtë, por mesa duket jo shumë i pëlqyeshëm për tifozët.

Gara sprint, ndryshe nga normalja, sjell provat zyrtare të premten.

Provat që zhvillohen të premten, përcaktojnë se si do të nisen garuesit për sprintin.

Sprint-i është një garë e shkurtër, që zgjat 30 minuta – në këtë garë pilotët zhvillojnë një numër të vogël xhirosh, nuk janë të lejuar të hyjnë në pit-stop, pra përfundojnë garën me atë set gomash që e nisin.

Një gabim në sprint mund të kushtojë shumë, kjo sepse mënyra se si përfundon klasifikimi në sprint, do të jetë edhe renditja se si pilotët do të nisen për garën e madhe të dielën.

Sezonin e kaluar, garat sprint u zhvilluan në: Silverstone, Monza dhe Sao Paulo.

Këtë vit, ende nuk dihet se cilat gara do të përfaqësohen nga ky format, megjithatë dihet se nuk do të ketë më shumë se tri edhe përgjatë 2022-ës.