Jetesë & Stil

Evropa veriore lindshmëri më të lartë se ajo jugore


Fertiliteti është përgjithësisht më i lartë në Evropën Veriore dhe më i ulët në jug.

Një nga mekanizmat e parë është politika familjare, të cilën e kanë të gjitha vendet evropiane. Këto politika synojnë të ndihmojnë familjet me fëmijë. Ato u mundësojnë prindërve (veçanërisht nënave) të punojnë, qoftë përmes shtesave, lejeve prindërore pas lindjes dhe shërbimeve të kujdesit për fëmijët e vegjël.

Shpenzimet që lidhen me lejen prindërore janë shumë më të larta në vendet e veriore te Evropës. Kjo, jo për shkak të kohëzgjatjes së lejes prindërore, e cila mund të jetë e gjatë në vendet e jugut. Por për shkak të shumës së pagës, e cila është dukshëm më e ulët në jug sesa në veri. Oferta e kujdesit për fëmijët është gjithashtu shumë më e zhvilluar në veri. Përqindja e fëmijëve të vegjël të kujdesur nga shërbimet zyrtare të kujdesit është shumë më e madhe aty.

A do të ishin vendet nordike nataliste?

A nënkupton mbështetja e konsiderueshme që u është dhënë familjeve nga vendet e veriut se ato janë të prirura për lindje? Politika familjare në rastin e tyre nuk ka për qëllim të rrisë numrin e lindjeve. Por përkundrazi t’u mundësojë prindërve të ekuilibrojnë punën dhe familjen.

Këto vende kërkojnë në veçanti të promovojnë punën e grave. Shkalla e pjesëmarrjes së grave në forcën e punës atje mund të jetë më e larta në Evropë. Ndërsa politika shtetërore synon të zvogëlojë këto boshllëqe dhe në fund të fundit të arrijë barazinë gjinore në tregun e punës.

Në përgjithësi, ajo që duket se ka rëndësi është statusi i grave në raport me burrat. Kjo lidhje është më e pafavorshme në jug. Pabarazitë midis burrave dhe grave janë më të dukshme si në punë, ashtu edhe në sferën private. Për shembull, ndarja e detyrave midis çifteve është më e ulët.

Pa një përkujdesje ditore për fëmijët, shpesh është sfiduese që të dy prindërit të mbajnë një vend pune. Këtu ndodh që njëri prej prindërve mund të duhet të ndërpresë punën. Burrat nuk kanë në plan të kujdesen për foshnjën e tyre të porsalindur pas disa ditësh. Po ashtu dhe gratë nuk duan një jetë të nënës në shtëpi. Dihet që çiftet duhet të mbajnë dy të ardhura për të ruajtur standardin e tyre të jetesës.

Kjo ndodh si në Evropë ashtu edhe në shumë vende të tjera. Prandaj çiftet vonojnë ardhjen e një fëmije nëse nuk është e mundur që ata të pajtojnë punën dhe familjen. Duke shtyrë lindjen, disa çifte, në fund të fundit heqin dorë nga ajo.

Politikat familjare në vendet e Evropës Veriore nuk synojnë të mbështesin pjellorinë, siç thuhet. Përkundrazi, lindshmëria e tyre relativisht e lartë është një nga pasojat indirekte që ndodh. Ndaj politika synon promovimin e barazisë midis grave dhe burrave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore