Kosova

EULEX thotë se do të vazhdojë përkrahjen ndaj Qendrës Korrektuese


Foto nga EULEX-i.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se ky mision do të vazhdoj mbështetjen ndaj Qendrës Korrektuese të Kosovës (QKK).

Deklaratën Barbano e ka bërë pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 44-të.

“Me kënaqësi të marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-të të Trajnimit Profesional të Oficerëve Korrektues për 64kKadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës”.“Duke ju uruar të gjithë të diplomuarve më të mirën në përpjekjet e tyre dhe ritheksoj mbështetjen e EULEX-it për SHKK-në”, ka shkruar Barbano në rrjetin social ‘X’.

Për një periudhe fare të shkurtër nga burgjet e Kosovës janë arratisur katër të burgosur.

Pas Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit dhe Marko Roshiç-it –  që të tre të dënuar për vrasje – së fundmi nga burgjet e Kosovës u arratis edhe Ujkan Metaj.

Javën e kaluar, Faton Hajrizi i dënuar me 27 vite burgim për vrasjen e një ushtari rus u arratis nga dhoma e burgut përmes dritares.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut të Smrekovnicës dhe u largua për herën e nëntë.

Për këtë të fundit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi të hënën se është çështje orësh, apo ditësh kur do të prangoset.

Gjatë muajit maj u arratis edhe Enver Sekiraqa i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinë për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

Por, shteti ende nuk ka arritur t’i bie në gjurmë se ku po fshihet Sekiraqa i mirënjohur nga bota e krimit në Kosovë.

Ndryshe, më 23 maj, Policia e ka shpallur në kërkim Sekiraqën, duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore