Erling Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldo-s

Erling Haaland vazhdon të dominojë botën e futbollit, këtë herë duke barazuar një rekord të pabesueshëm të vendosur nga Cristiano Ronaldo
SHFLETO
Klevis Hoxhaj
23.09.2024 11:10
Loading Icons...

Në një ndeshje emocionuese në Premier League mes Manchester City-t dhe Arsenal-it, goli i  Erling Haaland jo vetëm që i dha avantazhin “Citizens”, por gjithashtu shënoi golin e tij të 100-të për klubin, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo-s për më pak ndeshje të nevojshme që të arrihen 100 gola për një ekip.

Të dy lojtarët arritën momentin historik në vetëm 105 ndeshje.

Momenti historik i Haaland erdhi vetëm 10 minuta pas ndeshjes në stadiumin Etihad.

Pasi u shërbye shkëlqyeshëm nga shoku i skuadrës Savinho, Haaland e kaloi me qetësi topin pas portierit të Arsenal-it, duke i dhënë City-t avantazhin e hershëm.

Aftësia e jashtëzakonshme e Erling Haaland për shënimin e golave ka qenë një faktor kyç në suksesin e fundit të Manchester City-t dhe kjo arritje e fundit e forcon më tej vendin e tij mes elitës së futbollit.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë një zbulim që kur iu bashkua City-t, duke thyer rregullisht rekorde dhe duke bërë krahasime me lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.