Shoqërimi i Endrit Dokles, reagon Policia

SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
08.10.2022 22:50
Loading Icons...

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se Endrit Dokle është shoqëruar nga Forcat blu.

Ajo bën me dije se në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga Drejtoria Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fation Muratit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristjan Gjini.

Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

Murati po ashtu është një nga personat që u mor në pyetje pas masakrës së Fushë Krujës.

Mbrëmjen e 8 tetorit qarkulloi lajmi se Endrit Dokle, një ish-anëtar i bandës se Durrësit është ndaluar nga Policia e Shtetit.

Ai ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku po merret në pyetje lidhur me këtë çështje.

Dokle nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare.

Me lajmin e zhdukjes së Martinajt, ai dyshohet si person që mund të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje.

Dokle e ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Kjo gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori.

Sipas, dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte kërkuar vrasjen e Endrit Dokles për rreth 200 mijë euro.

Dokle ka qenë i dënuar me burg përjetë, por pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranojë kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

Pas konvertimit të dënimit ai është liruar me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi.

Dokle ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe të Durrësit, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.