Sport

Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët në Conference League


Ekipet shqiptare kanë mësuar emrat e rivalëve në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League 2024-25.

Shkëndija, Tirana, Malisheva, Partizani, Vllaznia janë pesë ekipet shqiptare që do të luajnë në raundin e parë kualifikues të Conference League. Drita luan nga raundi i dytë.

Shorti për ekipet shqiptare:

Valur – Vllaznia;

Malisheva – Buducnost;

Marsaxlokk – Partizani;

Tropedo Kutaisi – Tirana;

FC Noah – Shkëndija.

Kur janë raundet kualifikuese të Conference League 2024-25?

Raundi i parë kualifikues: 11 dhe 18 korrik 2024

Raundi i dytë kualifikues: 25 korrik dhe 1 gusht 2024

Raundi i tretë kualifikues: 8 dhe 15 gusht 2024

Play-off-et: 22 dhe 29 gusht 2024

“Stadion Wroclaw” në Poloni do të presë finalen e vitit 2025, e cila do të luhet më 28 maj 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore