Sport

EFL Cup vazhdon sot ndeshjet, në fokus ndeshja West Ham – Man City


Arsenal, Chelsea dhe Sunderland avansuan tutje në çerekfinalet e EFL Cup ose Carabao Cup gjatë të martës.

Kupa e Ligës në Angli, që është një nga kompeticionet më të vjetra në histori të futbollin, vijon sonte me ndeshjet e raundit të 1/8-ave.

Në program janë pesë takime, që fillojnë të gjitha në orën 20:45.

Ndeshja kryesore është ajo që zhvillohet në “London Stadium”, mes West Ham-it dhe Manchester City-t.

Dy skuadrat e Premier League vijnë përballë njëra-tjetrës në tentativë për të siguruar një vend në çerekfinale.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë të mirë, dhe ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar.

Edhe dy duele tjera të të njëjtit orar përfshijnë dy skuadra të Premier League:

Burnley – Tottenham

Leicester City – Brighton

Në aksion poashtu vjen edhe Liverpool-i, që ka një ndeshje të lehtë në letër.

Të kuqt udhëtojnë te skuadra e ligës së dytë, Preston North End. Klopp pritet që sontë të bëj shumë rotacione, me ndeshjen që duket si fitore e lehtë për Liverpool-in.

Ndeshja e fundit e natës është ajo mes Stoke dhe Brentford.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore