Jetesë & Stil

E kaluara e errët e Bruce Lee


Bruce Lee - Protagonist i Arteve Marciale

Së fundmi janë bërë publike një numër i madh letrash të dërguara nga legjenda e arteve marciale, Bruce Lee, drejt një miku të tij, brenda së cilave thuhet të fshihet edhe një “histori e errët”.

Këto letra vejnë në pah se ylli i filmit “Enter the Dragon”, ka shprehur varësinë dhe përdorimin e tij të tepruar të drogave dhe përfshijnë periudhat deri para vdekjes së tij në vitin 1973.

Një etiketim të tillë për Lee, e kisha dokumentuar edhe biografia e publikuar nga Matthew Polly, kushtuar yllit të arteve marciale.

Sipas letrave të fundit, dyshohet se Bruce Lee, ka konsumuar shumë drogë të tipit hashash, duke pretenduar se me këtë lloj fenomeni do t’i rritej niveli i vetëdijes.

Madje, këto letra supozojnë se ai mund të ketë qenë i varur edhe nga droga të tjera.

Letrat e dërguara nga Bruce Lee në drejtim të yllit të Hollywood-it, Rober Baker, thonë se ai e furnizoi Lee-në me një mori drogash për një periudhë pesë-vjeçare.

Lëndët narkotike si kokaina, LSD dhe kanabisi janë listuar në letra deri në vdekjen e yllit në vitin 1973.

Dokumentet ishin zbuluar në një treg pleshtash dhe që nga ajo kohë kanë dalë në ankand në SHBA për më shumë se 160.00 euro.

Koleksioni përfshin mbi 50 letra midis Bruce dhe gruas së tij, Linda, dhe kolegut të tij, aktorit Robert.

Shumica prej letrave janë të shkruara me dorë dhe brenda tyre diskutohen tema nga më të ndryshmet, si miqësia, planet për karrierën në film si dhe disa dëmtime që i kishte pësuar shtëpia e Lee.

Ato gjithashtu përmbajnë referenca të shumta ndaj drogës, duke përfshirë marijuanën, kokainën dhe LSD.

Në letra është zbuluar madje se Robert bëri shumë përpjekje për t’i dërguar Bruce Lee drogë në SHBA, ndërsa ai ishte duke filmuar në Hong Kong në vitin 1972, një vit para vdekjes së tij.

Bruce Lee i ka kërkuar kolegut të tij një sasi të madhe kokaine, sepse sipas tij vetëm ajo mund të ndihmonte për të luajtur suksesshëm në rolin e filmit.

Gjithashtu edhe vetë bashkëshortja e tij, Linda, i ka kërkuar Robertit sasi droge, duke e siguruar se Bruce nuk do e tepronte me përdorimin e tyre.

Më vonë Bruce Lee ndërroi jetë nga një goditje në tru dhe u gjend i vdekur më 20 korrik të vitit 1973.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore