
Me fitoren përballë Ulpianës, Prishtina e hapi javën e 16-të të BKT Superligës së Kosovës.
Gjatë ditës së dielë, java e 16-të vazhdon edhe me tri ndeshje tjera shumë interesante.
Në fokus, është dueli në Merdare, mes Llapit dhe Gjilanit.
Skuadra e ringjallur e Tahir Batatinës, pret Gjilanin kryesues.
Llapi në katër ndeshjet e fundit ka katër fitore, por mbi të gjitha 12 gola të shënuara.
Skuadra llapjane është më efikasja në këtë sezon të Superligës, me 25 gola deri më tani.
Gjilani në anën tjetër vjen me motivin shumë të lartë, pas fitores së dytë në derbi këtë edicion.
Të përzgjedhurit e Ismet Munishit e udhëheqin kampionatin me 28 pikë, një më shumë se Ballkani, kurse Llapi është e pesta me 24 pikë.
Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit fillon në 13:30, kurse dy ndeshje tjera luhen më herët.
Skuadra e vendit të dytë, Ballkani, viziton Feronikelin.
Bekim Isufi dhe skuadra pritet të kenë punë të lehtë kundër Feronikelit të vendit të fundit, që nuk di për pikë në pesë ndeshjet e fundit.
Në të njëjtin orar, edhe Malisheva kërkon të rikthehet te fitoret dhe të largohet nga zona e ftohtë, deri sa pret Drenicën.
Këto ndeshje mbyllin ditën e diel, derisa ndeshja Drita – Dukagjini që zhvillohet të hënën e mbyll këtë javë.
/Albanianpost.com-
Mourinho flet para finales: Me tifozët kemi ndjeshmëri që shkon përtej rezultateve
-
Kreu i UEFA-s, Ceferin: Shqipëria ka bërë përparim, stadiumi i mrekullueshëm
-
Finalja e UECL, Tirana me protokoll të veçantë si në vizitën e Presidentit Bush dhe Papa Françeskut
-
Finalja e Conference League, në Itali gjejnë problemin e dytë me stadiumin “Air Albania”