Sport

E ardhmja e Barcelonës “shkëlqen” në të tashmen


Lojtarët e rinj të Barcelonës po e shfrytëzojnë në maksimum mundësinë e dhënë nga Koeman gjatë përgatitjeve parasezonale.

Koeman dërgoi dhjetë futbollistë të skuadrës së të rinjve si pjesë e skuadrës së parë.

Të gjithë nga të rinjtë kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre shumë mirë.

Koeman po u dhuron këtyre futbollistëve më shumë mundësi me kalimin e kohës dhe është e lehtë të shihet që Barcelona ka një të ardhme të madhe.

Pesë futbollistë kanë impresionuar në këtë ndeshjen, e një nga ta është futbollist i kombëtares kuqezi.

Ata janë: Nico Gonzalez, Yusuf Demir, Gavi, Alejandro Balde dhe Rey Manaj.

Nga ata pesë futbollistë, tre, sipas gazetës “Marca”, kanë mundësi të madhe që të jenë pjesë e skuadrës së parë për sezonin tjetër.

Ata janë Nico Gonzalez, Yusuf Demir dhe Gavi.

Nico shihet si zëvendësimi natyral i Sergio Busquets-it, për shkak të lojës së tij të qetë, pasimeve të bukura dhe diktimit të tempos së lojës.

Manaj, në anën tjetër, ka shënuar katër gola në këtë përgatitje parasezonale, duke përfshirë edhe një hatrick ndaj Nastic.

Ai, megjithatë, e di se është e pamundur që të gjejë vend në skuadrën e parë.

Për këtë arsye, Barcelona po kërkon që sulmuesin shqiptar ta dërgojë në huazim.

Gjithsesi, Koeman ka një arsye për të qenë i lumtur, e ajo është performanca shumë e mirë e akademisë së klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore